Kosova ka përfunduar edhe seancën e dytë stërvitore në prag të sfidës miqësore ndaj Gjibraltarit dhe asaj kualifikuese me Malin e Zi.
Në konferencë për shtyp pas seancës stërvitore është paraqitur kapiteni i ekipit Samir Ujkani, i cili ka deklaruar se ndeshja miqësore me Gjibraltarin duhet të shfrytëzohet nga përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes si një mundësi e mirë për t’i provuar futbollistët e rinj.
Ndeshja me Gjibraltarin do të zhvillohet më dhjetë tetor nga ora 18:00 në “Fadil Vokrri”, ndërsa katër ditë më vonë (14 tetor) do ta zhvillojë ndeshjen ndaj Malit të Zi, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian “Euro2020”.