Edhe në Uglar, si në çdo cep të komunës, mbështetja për Lëvizjen dhe përkrahja për ndryshim është shumë e madhe. Problemet infrastrukturore, problemi me shtratin e lumit, si dhe lënia totalisht anash nga qeverisja lokale ishin disa nga shqetësimet kryesore të tyre.
Kryetari Alban Hyseni, bashkë me kandidatin për asamble Naser Ahmeti, u zotuan se pas 17 tetorit, kur Lëvizja VETËVENDOSJE! do të qeverisë me komunën, vëmendja do kthehet kah fshatrat, dhe diskriminimi i tyre do të merr fund. Nuk do ketë më vizita në fshatra vetëm në kohë fushate, por do të ketë vizita të rregullta e bashkëpunim me komunitetin në çështjet që atyre iu interesojnë. Andaj duhet votuar numrin 144, për ndryshimin dhe fitoren e madhe!
#Përtëgjithafshatrat
Sekretariati për Media dhe Komunikim – Lëvizja VETËVENDOSJE! – Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/