DYLON

Organizonin veprimtari të kundërligjshme, lojën “Keno” dhe “Tombola”, arrestohen nga policia

Organizonin veprimtari të kundërligjshme, lojën “Keno” dhe “Tombola”, arrestohen nga policia
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, njësiti për realizimin e urdhëresave, pas pranimit të një informate se në një lokal në fshatin Dobërçan ushtrohet veprimtari e kundërligjshme e bixhozit, konkretisht loja Keno dhe Tombola, kanë hyre dhe kanë kontrolluar në lokal  me urdhër te prokurorit të shtetit, ku kanë takuar dyshuarin M. A. I cili ishte pronar I lokalit. 

Ndërsa I dyshuari i dytë N. Q. është takuar duke vëzhguar lokalin (pa emër) nga parkingu përbalë.

EkoHigjiena

Dyshohet se këta dy në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe të bixhozit” . 

Nga  pronari sekuestrohen përkohësisht: Tri (3) shtëpiza kompjuteri, Kater (4) monitor, Një (1) printer i tiketave  Keno , Tre (3)  TV , Tiketa te lojës Keno, dhe para në bankënota të ndryshme euro dhe franga zvicerane.

Dy te dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim te Prokurorit  ndalohen për 48h. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.