Uglari, ky bastion i partive tjera që tashmë janë parti të vogla në Gjilan, ka vendosur të ndryshoj destinacionin e votës, ka vendosur të votoj për ndryshim. E ky ndryshim sipas tyre, është Lëvizja Vetëvendosjes dhe kandidati i saj për kryetar Sami Kurteshi, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosjes.
Këto qëndrime banorët e Uglarit ia bënë të qartë Sami Kurteshit, duke i thënë se besojnë në programin qeverisës të LV-së, në kandidatin për kryetar dhe listën e LV-së për këshilltarë komunal. Ndërsa, mbështetje i premtuan edhe kandidatës për këshilltare komunale nga ky fshat, Arbëresha Kryeziu – Hysenit.
Sponsorizuar nga Vetëvendosje