Kadriu: Është turp që pas tetëmbëdhjetë vitesh, Gjilani ende diskuton për ujra të zeza

Kadriu: Është turp që pas tetëmbëdhjetë vitesh, Gjilani ende diskuton për ujra të zeza

Kandidati për kryetar të Gjilanit, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rexhep Kadriu takoi sot strukturën e kësaj partie nëndega “Qendra”, për t’u mobilizuar për zgjedhjet e 22 tetorit, takim ky që i dha përkrahje të fuqishme, sepse vlerësimi i përgjithshëm është se Rexhep Kadriu i duhet Gjilanit.

Kadriu vlerësoi se këto zgjedhje kanë rëndësi të madhe sepse gjilanasit kësaj here nuk do të mashtrohen me premtime për “Lumin Mirusha”, asfaltim rrugësh.

“Ka kaluar koha kur votën e kanë marr tu premtua për realizimin projekteve që janë bazament mbi të cilin nisë ndërtimi dhe zhvillimi i komunës, dhe asnjëherë nuk bën zgjidhje”, tha Kadriu

Komuna e Gjilanit nuk e ka merituar që edhe pas tetëmbëdhjetë vitesh, me u bë temë aktuale ujërat e zeza, asfaltim rrugësh e autostradë.

“Këto tema nuk do të jenë më fokus i bisedave në takime me qytetarë pas 22 tetorit. Kemi projekt konkret për me i bë këto tema të harruara. Gjilani me qeverisjen e AAK-s do të përjetoi zhvillim, dhe tema kryesore do të jenë krahasimet ndërmjet nesh dhe qyteteve të zhvilluara evropiane”, përfundoi Rexhep Kadriu.


Sponsorizuar nga AAK

KOMENTE