UEFA gjobiti Federatën Çeke të Futbollit me 17.750 € për provokimet e tifozëve çekë me mesazhet politike si dhe për hedhjen e sendeve në fushë gjatë sfidës eliminatore të EURO 2020, Republika Çeke-Kosovë 2:1 e zhvilluar në Plzen në 14 nëntor.
Trupi i Etikës, Disiplinës dhe Kontrollit (CDEB) e mori këtë vendim ditën e djeshme në lidhje me zhvillimet gjatë sfidës zyrtare mes kombëtares çeke dhe asaj të Kosovës.
Në atë takim, disa ultras dhe huliganë çekë provokuan me mesazhe politike në stadiumin e Viktoria Plzenit duke shkruar se “Kosova është Serbi”. Në prag të atij takimi, disa tifozë të Kosovës u sulmuan nga disa huliganë çekë.