Kosova do të përballet nesër me Malin e Zi në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen tejet të rëndësishme për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2020. Ndërsa, është caktuar edhe kush do të jetë gjyqtari i këtij takimi.
UEFA ka vendosur që gjyqtari kryesor do të jetë portugezi, Artur Soares Dias.
Ai ka referuar edhe në sfidën që Kosova e ka zhvilluar me Islandën në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Atë ndeshje Kosova e kishte humbur me rezultat 1:2.