Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) në bashkëpunim me Agjencinë për Informim dhe Privatësi (AIP) kanë organizuar takimin e përbashkët me Zyrtarët Komunalë për Mbrojtjen e tê Dhënave Personale.
Në këtë takim, ku u konstitua edhe Kolegjiumi i Zyrtarëve për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, fjalë rasti kanë mbajtur, Sazan Ibrahimi – Drejtor Ekzekutiv i AKK-së dhe Lumnije Demi – Drejtore e Përgjithshme e AIP-it.
Zyrtarët Komunalë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në këtë takim kanë pasqyruar sfidat dhe pengesat gjatë angazhimit të tyre në mbrojtjen e të dhënave personale në harmoni me legjislacionin në fuqi.
Me rastin e konstituimit të këtij Kolegjiumi është zgjedhur edhe udhëheqia e Kolegjiumit, ku Kryesues është zgjedhur, Besnik Smakaj nga Komuna e Skenderajit, Zëvendëskryesuese Vlora Tafili nga Komuna e Klinës derisa në Kryesi janë zgjedhur Burim Elezi – Gjilan, Habibe Bytyçi – Suharekë, Ibrahim Hajdari – Drenas, Asdren Peci – Mitrovica e Veriut dhe Sava Simic – Novobërdë.
Kolegjiumi i sapoformuar me këtë rast ka aprovuar edhe Rregulloren e Punës së Kolegjiumit të Zyrtarëve për Mbrojtjen e të Dhënave Personale si dhe ka orientuar draftin e Planit Vjetor të Punës.
Gjatë takimit të parë të Kolegjiumit është prezantuar edhe Manuali për Mbrojtjen e të Dhënave për Komunat nga ana e ekspertit lokal, Ardian Kryeziu që do të jetë ndihmesë për vetë Komunat në fushëveprimtarinë e tyre në këtë sektor. /2LONLINE/