U themelua Dega e Lëvizjes Qytetare ”Vatra” në Kamenicë. Koordinator i kësaj dege u zgjodh prof.Pajazit Nuredini që jeton dhe vepron në Kamenicë.
Fikri Mehmeti, zëdhënësi i Lëvizjes Qytetare “Vatra”, tha se Pajazit Nuredini është aktivist i hershëm në shërbim të kauzës shqiptare me shumë aktivitete sensibilizuese dhe veprimtari patriotike për kombin dhe traditën shqiptare. Pajazit Nuredini është aktivist në shumë shoqata për të drejtat e njeriut dhe njeri me vlera dhe virtyte të larta.
Ndërsa, kryetari i Lëvizjes “Vatra”, Kushtrim i Kadriu e falënderoi z.Nuredini për angazhimin, gatishmërinë dhe vullnetarizmin e ofruar, për të kontribuar në kauzën e përbashkët të shqiptarëve të dëbuar nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.
Kadriu i uroi suksese Nuredinit duke nënvizuar se shqiptarët nga Lugina kanë nevojë për përfaqësim seriozë, të sinqertë e të ndershëm.