Me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit, Bafti Haxhiu dhe Sali Zenuni, sot në varrezat e dëshmorëve në Viti, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurore lulesh në varret e këtyre dëshmorëve.
Përfaqësues të Institucioneve komunale, përfaqësuesit e Policisë, të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjet e dëshmorëve, bashkëluftëtare të dëshmorëve e familjarë të tyre por edhe personeli arsimor dhe nxënësit të shkollës “Bafti Haxhiu” në Viti e Ramnishtë, përkujtuan dëshmorët në 25 vjetorin e rënies.
Përndryshe të dy dëshmorët kanë rënë heroikisht me 26 maj të vitit 1999 si pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe atë në malet e Gorozhupit të Hasit.
Me këtë rast, është mbajtur edhe manifestimi qendror në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani, ku u shënua edhe dita e shkollës nga nxënësit dhe personeli arsimor i shkollës fillore “Bafti Haxhiu”, me një program të pasur kulturor e artistik. /2LONLINE/