Në Ministrinë e Mbrojtjes sot delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kryesuar nga drejtori i Drejtorisë për Politika të Mbrojtjes, Faruk Geci dhe homologu i tij nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Florian Kali, nënshkruan Planin e Bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes së mes të dy ministrive për vitin 2022.
Ky Plan është bazuar në objektivat e përbashkët të ministrit Mehaj dhe ministrit Peleshi, të përcaktuar nga takimet zyrtare të këtij viti në Prishtinë dhe Tiranë dhe përmban aktivitete konkrete që fuqizojnë bashkëpunimin tashmë tradicional të interesit të përbashkët. /2LONLINE/