Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot seancën e tretë të radhës, ku janë diskutuar shumë pika të rendit të ditës. Fillimisht, kryesuesi i Kuvendit njoftoi këshilltarët për konfirmimin e vendimeve nga ana e MAPL-së, bazuar në normat ligjore, ndërkaq më pas këshilltarët kanë parashtruar pyetje dhe interesimet e tyre, drejtuar udhëheqjes komunale.
Gjatë kësaj seance janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash këto pika:
1.Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2018 në vitin 2019.
2. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 70.000 € për pagesën e obligimit të fshatrave Goshicë dhe Gërmovë për projektin e ujësjellësit dhe kanalizimit.
3. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për këmbimin e pronës se paluajtshme komunale me pronën e paluajtshme në pronësi të pronarit Azem Bislimi (Rrustem).
4. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për dhënien ne shfrytëzim pronën e paluajtshme e Komunës së Vitisë, në shfrytëzim afatshkurtër për ndërtimin e Shtëpisë së pleqëve në zonën kadastrale në Letnicë.
5. Propozim vendim për shqyrtimin dhe miratimin e planit të punës të komitetit konsultativ për persona me aftësi të kufizuar për vitin 2019.
6. Propozim vendim për shqyrtimin dhe miratimin e planit të punës të komitetit konsultativ për pjesëmarrjen e qytetarëve ne vendimmarrje për vitin 2019.
7. Propozim vendim për shqyrtimin dhe miratimin e planit të punës të komitetit për komunitete për vitin 2019.
8. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shkarkimin e Gazmend Hasani nga detyra e anëtarit të komitetit për persona me aftësi të kufizuara.
Ndërkaq po ashtu është dhënë edhe një informatë rreth ndërtimit të objektit të ri të shkollës fillore të mesme të ulët “Halil Alidema” në Pozheran.