Sigurisht nuk e keni ditur, kastraveci sjell përfitime të jashtëzakonshme

Sigurisht nuk e keni ditur, kastraveci sjell përfitime të jashtëzakonshme

Konsumimi i kastravecit ju sjell shumë përfitime shëndetësore që ndoshta nuk i kini dëgjuar më parë. Mësoni disa nga përfitimet që merrni nëse konsumoni një të tillë në ditë.

Hidratim shtesë

Është i njohur për sasinë e lartë të përqindjes së ujit në të. Uji pastron trupin dhe largon toksinat. Ju merrni 40% të konsumit të përgjithshëm të ujit nga ushqimet. Ai është i përbërë në masën 95 % nga ujë. Pra nëse ju hani një kastravec në ditë, kini ngrënë dhe kini pirë në të njëjtën kohë.

Ka pak kalori

Kastravecët janë të pakët në kalori dhe përmbajnë afro 15-17 kalori. Veç kësaj ai është i pasur në vlera ushqyese si fibra, proteina, vitaminë C, K, mangan, hekur, zink deh magnez. Pjesa më e madhe e lëndëve ushqyese, fibrat gjenden në pjesën e jashtme të lëkurës.

Humbni në peshë

Për shkak të kalorive të pakta dhe fibrave të shumta, kastraveci është një favorit për tu bërë pjesë e dietës suaj dhe ju ndihmon të humbisni peshë.

Ndihmon në shëndetin e mukozës së gojës

Nëse mbani një fetë kastraveci në gojë, për pak sekonda ju kini vrarë shumë baktere dhe eleminoni kështu aromën e pakëndshme të gojës.

Sheqer i ulët në gjak

Kastraveci përmban disa anti-oksidantë që reduktojnë stresin oksidativ duke ndihmuar në uljen e nivelit të kolesterolit të keq deh sheqerit në gjak.

Ul nivelin e stresit. Është i njohur si përdorues për uljen e nivelit të ankthit. Ndihmon në shëndetin e flokëve, thonjve dhe lëkurës.

Kastravecat përmbajnë vitamina A, B, C, K, mangan, bakër, dhe kalium që janë të rëndësishme në krijimin e një sistemi imunitar të shëndetshëm.

KOMENTE