Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë (DZHED) sot ka mbajtur punëtorinë me temën “Plani i Veprimit i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë për periudhën 2019 – 2021”.
Gjatë kësaj punëtorie objektivat specifike që janë trajtuar ishin:
-Inicimi i procesit të hartimit të strategjisë për zhvillim të qëndrueshëm të turzimit, përpilimi i raporteve të fezibilitetit mbi pasuritë natyrore dhe nëntokësore, identifikimi dhe promovimi i prioritetevedhe potencialeve të Komunës së Kamenicës;
-DZHED bashkë me diasporën te investoj në zhvillimin socio ekonomik;
-DZHED të organizoj takime të rregullta me komunitetin e biznesit, të lehtësoj procesin e themelimit/regjistrimit të bizneseve të reja, dhe të ofroj mbështetje për zgjerimin e kapaciteteve ekzistuesepër sektorin privat.
Në realizimin e kësaj punëtorie, pjesëmarrësit janë ndarë në grupe punuese, gjatë të cilës kanë pasur mundësinë të shfaqin propozime që i adresojnë problemet komunitare, e që i shërbejnë një zhvillimi të qëndrueshëm.
Të pranishëm ishin OJQ-të, zyrtarë komunal, ekspert të organizatës gjermane GIZ, përfaqësues të bizneseve të Komunës së Kamenicës dhe persona të tjerë të fushave përkatëse.