DYLON

Drejtorët gjilanas Bajram Isufi e Enver Shabani pjesëmarrës në panairin e ushqimit e pijeve

Drejtorët gjilanas Bajram Isufi e Enver Shabani pjesëmarrës në panairin e ushqimit e pijeve
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Bujqësisë, Bajram Isufi dhe ai për Zhvillim Ekonomik, Enver Shabani kanë marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së edicionit të 24-të të panairit të agrobiznesit, ushqimit dhe pijeve Agrokos nê Prishtinë.

Dy drejtorët e Drejtorive Komunale të Komunës së Gjilanit, vizituan bizneset bashkë me kryeministrin Albin Kurti, zv. kryeministrin Besnik Bislimi, ministrin i Bujqësisë Faton Peci e zv. ministrin Imri Demelezi, ambasadorë e zyrtarë të tjerë institucionesh.

EkoHigjiena

Drejtorët Bajram Isufi e Enver Shabani, kanë zhvilluar edhe takime e biseda konstrukrive jo vetëm me zyrtarë institucionesh, por kanë bashkëbiseduar edhe me përfaqësues të bizneseve prodhuese të ushqimit dhe pijeve.

Ky panair është i vetmi i këtij lloji në Kosovë, që bashkon kompanitë vendore dhe ndërkombëtare nga këto industri duke ofruar një platformë unike për rrjetëzim, bashkëpunim dhe shkëmbim idesh inovative, thuhet në njoftim.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.