DYLON

Gjilani javën e ardhshme publikon emrat e uzurpatorëve të pronës publike

Gjilani javën e ardhshme publikon emrat e uzurpatorëve të pronës publike
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se në javën e ardhshme, do të publikohet lista e emrave të uzurpatorëve të pronës publike.

Në mbledhjen të hënës të bordit të drejtorëve, e cila u transmetua drejtpërdrejtë, kreu i Gjilanit ka thënë se nuk do të ketë tolerancë për kategorinë e uzurpatorëve, të cilët për 20 vite e kanë shfrytëzuar pronën publike.

Në këte takim u diskutua edhe për arritjet, sfidat dhe rekomandimet për tre mujorin e punës, ndërkaq u tha se prioriteti i parë në ditët në vijim është reforma në arsim, përkatësisht në norma, ndërkaq riorganizimi i shërbimit civil u tha se është prioriteti i dytë.

EkoHigjiena

Sa i përket banimit social, u theksua fakti se shumë shpejtë do të fillojë ndërtimi i 20 shtëpive për familjet në nevojë, 11 shtëpi janë rinovuar sivjet, ndërkaq po u bëhet pagesa e qirasë për 50 familje nevojtare.

Kryetari Haziri në fund ka njoftuar se në mbledhjen e radhës, e cila do të mbahet gjatë javës, do të diskutohen për të gjeturat dhe vlerësimet e programit të USAID TEAM, “Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.