Është mbajtur sot mbledhja e Komitetit për Komunitete, ku i pranishëm ishte edhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal Bekim Azizi.
Ai fillimisht ka përshëndetur anëtarët e këtij komiteti, të cilët i ka uruar suksese dhe punë të mbarë gjatë mandatit të tyre.
Në këtë mbledhje, anëtarët e Komitetit për komunitete, rizgjodhën kryesuesin e këtij komitetit Radovan Gjuriqin.
Po ashtu, në këtë mbledhje u miratua edhe plani i punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2022 ./2LONLINE/