Me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë është mbajtur takimi i Këshillit të Sigurisë së Kosovës, gjatë të cilit është diskutuar rreth situatës së sigurisë në vend pas zhvillimeve të reja në Ukrainë.
Institucionet e rendit dhe të sigurisë të Republikës së Kosovës janë në krye të detyrës dhe mbesin të përkushtuara për ruajtjen e rendit, sigurisë publike dhe sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Republika e Kosovës dhe populli i Kosovës janë të rreshtuara përkrahë aleatëve dhe partnerëve strategjik, BE-së, NATO-s e ShBA-së dhe janë në komunikim e koordinim të vazhdueshëm për bashkërendimin e qëndrimeve dhe veprimeve institucionale.