Kuvendi komunal i Vitisë dhe Drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, kanë vazhduar me ciklin e diskutimeve publike për planifikimin e buxhetit komunal për vitet 2022-2024 me qytetarët e komunës së Vitisë. Me këtë rast është mbajtur diskutimi publik në fshatin Sadovinë e Jerlive.
Me këtë rast Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama, ka bërë prezantimin e buxhetit të paraparë për vitin në vijim sipas kategorive ekonomike.
Kurse banorët e Sadovinës së Jerlive patën këto kërkesa: funksionalizimi i disa pjesëve të kanalizimit në disa lagje, veshja e shtratit të lumit me gurë , rregullimi i fushës sportive në oborrin e shkollës fillore, ndërtimi i një ure të “Guquftë”, funksionalizimi i ujësjellësit dhe zgjatja e gypit kryesor për edhe 2 kilometra.
Ndonëse ishte paraparë që dje të mbahet edhe një takim i tillë me banorët e fshatit Sllatinë e Epërme, kjo mbledhje nuk është mbajtur në mungesë të numrit të pjesëmarrësve.
Përndryshe një diskutim i tillë publik do të mbahet edhe sot me banorët e Pozheran dhe atë me fillim në ora 19:00. /2LONLINE.com/