Komuna e Vitisë ka mbajtur një diskutim publik me banorët e qytetit të Vitisë lidhur me planifikimin e buxhetit komunal 2023-2025.
Ndonëse numri i pjesëmarrësve në këtë takim ishte i vogël përfaqësuesit komunal kanë paraqitur buxhetin e paraparë për vitin në vijim dhe kanë kërkuar nga qytetarët të parashtrojnë kërkesat e tyre.
Në takim pjesëmarrësit kërkuan që të asfaltohen disa akse rruge si në rrugën “Ylvi Demiri” dhe të vendoset ndriçimi publik.
Gjithashtu u kërkua që biblioteka e qytetit “Ramadan Musliu” në Viti të bëhet me ngrohje qendrore për lexuesit e saj.
Përndryshe sot do të mbahet edhe diskutimi i fundit publik për planifikimin e buxhetit komunal dhe atë me komunitetin jo shumicë./2LONLINE/