• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Opinion

Kah po shkojmë – kthjelluni oj klasa politike e përgjumur kosovare?!

Redaksia 2LONLINE 24 Gusht, 2022 4 min
 Kah po shkojmë – kthjelluni oj klasa politike e përgjumur kosovare?!

Shkruan: Musa Sabedini

Është shumë e çuditshme se si Vuçiqi po brengoset gjoja tërë kohën se çfarë do të ndodhë me ndonjë marrëveshje eventuale me Kurtin. Në fakt ne jemi ata që duhet të brengosemi, shqetësohemi, e të mos dorëzohemi para kushteve të Serbisë, pse jo edhe faktorit ndërkombëtar, sepse në cilindo variant Serbia është fituese fatkeqësisht.

Madje më bëri përshtypje deklarata e Chrisopher Hill ambasador amerikan në Serbi, që në njëfarë mënyre favorizojë qëndrimin e Vuçiqit në bisedimet e fundit. Pse kjo po ndodhë është fare normale?1

Kurti së pari po shkon në dialog i vetëm, pa asnjë marrëveshje apo dialog paraprak me opozitën dhe ata që duhet të vendosin për ndonjë marrëveshje eventuale.

Anipse Kurti po e luan njëfarë roli në tavolinë dhe po “buzëqeshë” nganjëherë, kjo është absolutikisht e parëndësishme në planin diplomatik. Ne i kemi 13 mijë njerëz të vrarë nga politika e Vuçiqit dhe njerëzit me të cilët ai ka punuar e bashkëpunuar, mijëra të zhdukur e të dhunuar, mos të flas krime e masakra gjithandej Kosovës.

Jo vetëm Kurti po çdo lider e politikan në Kosovë nuk do të duhej të takohej tutje ose të negocionin, pa kushtet kryesore ndaj Serbisë.

Mendoj se dy kushtet kryesore që Kosova mundet vetëm “moralisht” të përfitonte janë: Liberalizimi i vizave dhe hyrja e Kosovës në NATO, pastaj vijnë të zhdukurit dhe dëmin financiar që duhet ta paguaj Serbia, për luftën, që e ka shkaktuar në Kosovë.

Askush dhe as Kurti nuk do të duhej të nënshkruante një marrëveshje eventuale nëse Kosova nuk është përfituese dhe favorizuese. Lëreni ju po Amerika po thotë..këto janë “rrokopendla” në politikë sepse rasti i Grenellit e Trampit dëshmoj se Amerika bjen e qohet si lindja e diellit dhe ndryshojnë politikat pastaj.

Të bëhemi syçelë e të vendosur. Unë edhe ashtu nuk e besoj që Kurti nënshkruan ndonjë marrëveshje sepse se ka guximin dhe i mungojnë shumë finesa që duhet t`i ketë një lider.

Gjithashtu për fund nëse jo Qeveria dhe shteti i Kosovës, që në këtë rast janë për gjynah, do të duhej që opozita që përfaqësohet nga Haradinaj, Abdixhiku dhe Krasniqi, në çdo takim siç ishte i nivelit me Eskobarin, të kërkojnë lirim pa asnjë kusht të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Ajo çka po ndodhë me Gjykatën Speciale është fyerje për çdo intelektual në Kosovë, që ka pak moral e pak vetëdije shtet formuese. Me ta dërguar komplet udhëheqjen shtetërore dhe njerëzit që kanë vendosur për shumëçka në Kosovë është vërtet mjeruese. /2LONLINE/

Etiketa:bisedimet Kosovë Kurti Musa Sabedini Opinion rekomandojmë serbi
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

LDK-ja tregon se cilat ishin rekomandimet e saja për tatimin në pronë

3 Shkurt, 2023
Shneta

MSH: Kapacitete të shtuara diagnostikuese në Klinikën Radiologjike

3 Shkurt, 2023
Policia

Kërkohet për krime lufte kundër popullsisë civile

3 Shkurt, 2023
Gjilan

Kuvendarët e Gjilanit miratuan kërkesën për lirimin e qytetarëve nga tatimi në

3 Shkurt, 2023
Lajme të ngjashme

LDK-ja tregon se cilat ishin rekomandimet e saja për tatimin në pronë dhe rivlerësimin e vitit 2023

3 Shkurt, 2023

MSH: Kapacitete të shtuara diagnostikuese në Klinikën Radiologjike

3 Shkurt, 2023

Kërkohet për krime lufte kundër popullsisë civile

3 Shkurt, 2023

Ngritja profesionale e ushtarakëve objektivë e FSK-së

3 Shkurt, 2023

Zbardhëllimë (tregimi që u vlerësua me çmimin e dytë)

3 Shkurt, 2023

PDK-ja vlerëson lartë performacën e saj si partner koalicioni që bashkëqeverisë me Vetëvendosjen

3 Shkurt, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com