Sot në Viti, u mbajt një debati publik mbi draft kodin e etikës për zyrtarët e komunës së Vitisë, një dokument kyç që përcakton standardet e sjelljes dhe përgjegjësive etike për ata që ushtrojnë funksione publike në administratën komunale.
Zyrtarja komunale, Ibadete Hyseni, e cila bëri prezantimin e këtij draft dokumenti, theksoi rëndësinë e këtij kodi për promovimin e transparencës dhe përgjegjshmërisë në administratën komunale. Ajo shpjegoi se Kodi i Etikës është i bazuar në Ligjin e Zyrtarëve Publik dhe legjislacionin që rregullon etikën në punë.
“Ky kod është një dokument i rëndësishëm që synon të forcojë besimin e qytetarëve në institucionet tona,” tha znj. Hyseni. Ajo tha se ky kod po ashtu bazohet ne disa parime themelore, përfshirë: profesionalizmin, ku zyrtarët duhet të demonstrojnë kompetencë dhe të ofrojnë shërbime cilësore te larta.
Disa nga rregullat specifike përfshijnë ky kod është ndalimin e marrjes së dhuratave dhe privilegjeve që mund të ndikojnë në vendimmarrje, ruajtjen e konfidencialitetit, si dhe obligimin për të raportuar çdo veprimtari të dyshimtë që cenon integritetin e komunës.
Pas prezantimit u hap edhe debati publik ku pati disa sugjerime dhe vërejtje rreth këtij dokumenti. /2LONLINE/