Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me zyrtarë nga kabineti i tij kanë pritur në takim ish Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, njëherish edhe themeluese e organizatës “Fondacioni Jahjaga”.
Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me fuqizimin e të rinjve dhe grave.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati tha se ishte knaqësi që të mirëpresin në takim ish Presidenten Jahjaga.
“Kisha kënaqësinë që me kolegë nga kabineti të mirëpresim në Kamenicë ish Presidenten e Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, njëherit edhe themeluesen e organizatës “Fondacioni Jahjaga”, me të cilën bashkëpunojmë tash e sa kohë. Bashkërisht vizituam gjimnazin “Ismail Qemali” në Kamenicë, si dhe Qendrën Rinore, ku të rinjtë tanë do të kenë mundësinë e zhvillimit të aktiviteteve të tyre. Fuqizimi i grave dhe të rinjëve, është një nga agjendat të cilën do ta shtyejm gjithmonë përpara”, tha Kastrati.
Ndërsa ish Presidentja, Atifete Jahjaga gjatë vizitës tek nxënësit e Kamenicës ndau eksperiancën e saj si Presidentja e parë grua në Kosovë.
“Isha në vizitë në Gjimnazin “Ismail Qemali” në Komunen e Kamenicës. Takova nxënësit e kësaj shkolle, me të cilët ndava eksperiencën time si Presidentja e parë grua në Kosovë, duke përfshirë sfidat që kam hasur në atë kohë si dhe mësimet që kam nxjerrë nga ajo përvojë. Gjithashtu, nxënësit i lashë me mesazhin, që asnjëherë të mos bëjnë kompromis me vlerat e tyre”, tha ajo.
Gjithashtu pas takimit u vizitua edhe gjimnazi “Ismail Qemali” në Kamenicë dhe Qendra Rinore. /2LONLINE.com/