DYLON

Në Kosovë janë aktualisht 3 mijë e 940 raste aktive me COVID-19

Në Kosovë janë aktualisht  3 mijë e 940 raste aktive me COVID-19
Avatar photo Redaksia

Referuar të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në Kosovë aktualisht janë 3 mijë e 940 raste aktive me COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 107.120 raste nga 582.797 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.237 raste të vdekjes.

EkoHigjiena

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 331 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 100.943 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.940.

Përndryshe,  Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19. 

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë (MSH) u bën thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe, që të regjistrohen dhe të aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID-19. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.