Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur sot në takim një delegacion nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, me të cilët kanë bashkëbiseduar për fillimin e punimeve për ndërtimin e objektit të Gjykatës në Viti.
Në këtë takim u bë me dije se pas kompletimit të gjitha procedurave për ndërtim të këtij objekti, pritet që ndërtimi i objektit të ri të fillojë brenda këtij muaji dhe atë, në vendin ku deri me tani po qëndrojnë zjarrfikësit vitias. /2LONLINE/