DYLON

Policia e Gjilanit: Dy persona të maskuar duke përdorur spray ia grabisin viktimës çantën me para

Policia e Gjilanit: Dy persona të maskuar duke përdorur spray ia grabisin viktimës çantën me para
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës në Gjilan, sot me datën 05.04.2023, rreth orës 08:45, është informuar për një  rast grabitje i ndodhur në rrugën ,,Idriz Seferi’’ në Gjilan.

“Njësitet policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të hetimeve preliminare dyshohet se, dy persona të maskuar, duke përdorur spray, kanë arritur që viktimës, shtetas i Kosovës, t’ia grabisin një çantë në cilën kishte një shumë të konsiderueshme të parave”, ka bërë me dije, Valon Osmani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan

EkoHigjiena

Sipas tij, të dyshuarit pas grabitjes janë larguar në drejtim të panjohur.

“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili rastin e ka cilësuar ,,Grabitje’’, të dyshuarit janë vënë në kërkim nga Policia e Kosovës, ndërsa rrethanat e rasti po hetohen nga hetues policor rajonal në Gjilan”, ka bërë me dije zëdhënësi Osmani.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.