Norvegjia është e njohur për peizazhin e saj natyror mahnitës. Sidoqoftë terreni i thyer nuk i bën udhëtimet e lehta.
Ndaj qeveria norvegjeze ka një plan fantastik për të sjellë lehtësi tek udhëtarët.
Ajo ka një projekt infrastrukturor prej 40 miliardë dollarë për të bërë rrugën “pa traget”. Plani përfshin ura dhe tunelin e shkëmbinjve më të thellë dhe më të gjatë në botë. Tuneli do shpohet nën shtratin e detit dhe do ketë një thellësi prej 392 metrash dhe 27 kilometra i gjatë.
Nëse do jetë i suksesshme, Norvegjia mund të fitojë një garë globale kundër vendeve, përfshirë Kinën, Korenë e Jugut dhe Italinë, që po kërkojnë të arrijnë projekte të ngjashme.
Administrata e rrugëve publike norvegjeze (NPRA), organi qeveritar përgjegjës për projektin, synon të përfundojë ndërtimin e tunelit deri në vitin 2050.
Qeveria planifikon të ndërtojë tri ura të ndërprera dhe 5 ura lundruese. Urat lundruese nuk punojnë në të gjitha rastet, sepse janë të ndjeshme ndaj kushteve të vështira të motit siç janë valët dhe rrymat e forta. Ndaj në të tilla raste vijnë në funksion tunelet lundruese.