DYLON

Sot do të bëhet pranim-dorëzimi i donacionit (respiratorë) nga shteti i Norvegjisë për Qendrën Mjekësore të FSK-së

Sot do të bëhet pranim-dorëzimi i donacionit (respiratorë)  nga shteti i Norvegjisë për Qendrën Mjekësore të FSK-së
Avatar photo Redaksia

Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi ka bërë me dije se sot organizon ceremoninë e pranim-dorëzimit të donacionit me respiratorë nga shteti i Norvegjisë për Qendrën Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit me pajisje mjekësore respiratorë do të mbahet në ambientet e Qendrës Mjekësore të FSK-së, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Pas aktit të nënshkrimit të donacionit, ministri Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Armend Mehaj dhe ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grongahl do të kenë prononcim për media.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.