DYLON

Ministria e Shëndetësisë: Vaksinat donacion nga Norvegjia kanë afat dhe janë të sigurta

Ministria e Shëndetësisë: Vaksinat donacion nga Norvegjia kanë afat dhe janë të sigurta
Avatar photo Redaksia

“Ministria e Shëndetësisë i siguron qytetarët e Republikës së Kosovës se të gjtha vaksinat kundër COVID-19, të cilat janë duke u dhënë në Kosovë, përfshirë edhe ato që janë marrë këtë javë donacion nga Mbretëria e Norvegjisë kanë afat të mjaftueshëm përdorimi dhe i kanë kaluar të gjitha procedurat e aprovimit për përdorim të sigurt” thuhet në komunikatë.

Dezinformatat lidhur me afatin e përdorimit për vaksinat e pranuara nga Mbretëria e Norvegjisë, të bëra nga individë të ndryshëm, përveç që shkaktojnë pasiguri tek qytetarët në këtë kohë kur vaksinimi kundër COVID-19 ka fituar një dinamikë intensive, flasin edhe për mungesën e respektit ndaj donatorit – shtetit të Norvegjisë.

EkoHigjiena

“Duke u bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë përmes platformës eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/) për marrje të vaksinës kundër COVID-19, MSh rikujton faktin se Kosova është nga shtetet e rralla në rajon që nuk ka prauar të marrë vaksina të pa aprovuara nga EMA dhe OBSh për përdorim kundër COVID-19”, thuhet në komunikatë ne Ministrisë së Shëdnetësisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.