Kosova i ka mbyllur Lojërat Evropiane, të cilat u mbajtën nga 21 deri më 30 qershor në Bjellorusi. Kosova u përfaqësua me 12 garues në “Minsk 2019” në sportet si xhudoja, karateja, boksi, pingpongu e shigjetaria.
Kosova e mbylli këtë garë prestigjioze në pozitën e 34-t. Kjo pasi, Kosova siguroi tri medalje në “Minsk 2019” falë sportit të xhudos.
Majlinda Kelmendi e fitoi medaljen e artë në kategorinë 52 kilogramë, Nora Gjakova të argjendtën në 57 kilogramë dhe Loriana Kuka të bronztën në kategorinë deri në 78 kilogramë.