DYLON

Nisin negociatat, Liverpool-Real Madrid synojnë shkëmbimin e vitit

Nisin negociatat, Liverpool-Real Madrid synojnë shkëmbimin e vitit
Avatar photo Elife Sherifi

Jurgen Klopp po kërkon të marrë në Liverpool yllin e Real Madridit, Marcos Asensio dhe klubi spanjoll duket i gatshëm të negociojë, por kërkon një yll të Liverpoolit në këmbim.

Sipas mediave angleze, drejtuesit e Realit të Madridit kanë kërkuar që në këmbim të Asensios, të marrin në kryeqytetin spanjoll, sulmuesin anësor të “The Reds” Sadio Mane.

27-vjeçari ka qenë një nga protagonistët e suksesit të Liverpoolit këtë sezon dhe Klopp vështirë se do të heqë dorë prej tij, por nga ana tjetër, madrilenët kanë theksuar se ose marrin Mane në shkëmbim, ose duan 100 milionë euro për kartonin e Asensios.

EkoHigjiena

Spanjolli Asensio është vetëm 23 vjeç dhe shikohet si një futbollist me mjaft perspektivë për të ardhmen, por Zidane dëshiron lojtarë të konfirmuar dhe pas Joviç e Hazard, do të donte të kompletonte 3-shen e sulmit me senegalezin e Liverpoolit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.