Luten krijuesit nga Zona e Trekëndëshit kufitar Kosovë – Serbi – Maqedoni si dhe nga hapësira mbarëshqiptare e diaspora që të konkurrojnë me nga një poezi të pabotuar për Manifestimin Rajonal të Poezisë “Trekëndëshi Poetik i Paqes’, i cili do të mbahet kah fundi i gushtit, e që thjeshtë është një Festival Ballkanik i Poezisë, ka bërë të ditur organizatori “Ars Club “Beqir Musliu”.
Afati i dërgimit është deri më 26 korrik 2018 përmes faqes së Ars Clubit në facebook, apo edhe emailit: [email protected]
Një Juri letrare e Ars Clubit “Beqir Musliu”, do të bëjë përzgjedhjen e poezive më të arrira artistikisht dhe, do t’i ftojë poetët – autorët e poezive të përzgjedhura, në këtë Manifestim.
Poezitë e përzgjedhura, përveç që do të lexohen, njëkohësisht edhe botohen në revistën e këtij Manifestimi që mbanë të njëjtin emër, “Trekëndëshi poetik i paqes”.