DYLON

Diaspora mbarë-shqiptare mblidhet në Prekaz

Diaspora mbarë-shqiptare mblidhet në Prekaz
Avatar photo Redaksia

Zv. Kryeministri i Kosovës / Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, z. Dardan Gashi, vizitoi sot komunën e Skenderajt, ku u takua me kryetarin e kësaj komune, z. Bekim Jashari.

Mes tjerash gjatë këtij takimi u diskutua më konkretisht për manifestimin të datës 1 dhe 2 gusht, Dita e Diasporës, e i cili manifestim që nga viti 2013 është mbajtur tradicionalisht në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Edhe këtë vit, ministri Gashi dhe kryetari Jashari, u dakorduan që gjatë datës 1 gusht, tradicionalisht të organizohen homazhe tek varrezat e Familjes Jashari për bashkatdhetarët tanë, organizim ky i përbashkët mes përfaqësuesve të familjes së Komandantit Adem Jashari, Komunës së Skenderajt dhe Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

EkoHigjiena

Në këtë ceremoni do të merr pjesë edhe Ministri i Shtetit për Diasporën nga Shqipëria, z. Pandeli Majko si dhe personalitete të tjera nga! jeta politike shqiptare në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.

Ndryshe, data 2 gusht në Kosovë është e rregulluar me Ligjin mbi Diasporën, dhe shënon ditën e Diasporës. Gjatë dy ditëve, Ministria e Diasporës në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm, organizon aktivitete të shumta dhe ndër të tjerat ndan edhe çmimet për Mërgimtarin e Vitit si dhe çmimet për Gazetarin / Storien e vitit për Diasporën.

Gjatë ditëve në vijim, MDIS do të publikojë edhe kalendarin e aktiviteteve për këto dy ditë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.