DYLON

“Trekëndëshi Poetik i Paqes” – Ja agjenda

“Trekëndëshi Poetik i Paqes” – Ja agjenda
Avatar photo Redaksia

Më 24 qershor 2017, ora 12:00, në ambientet e Shkollës së Mesme të Ulët “Bajram Curri” në Shurdhan, fshat qendror I trekëndëshit kufitar, mbahet Manifestimi Rajonal I Poezisë, “Treëkëndëshi Poetik i Paqes”, ediicioni I shtatë 2017.

Me kënaqësi Ju ftojmë të merrni pjesë dh e ta nderoni Ditën e Lirisë së Kosovës si dhe figurën e kreshnikut të maleve, Idriz Seferit, të cilit I përkushtohet ky edicion, si një nga prijësit më të spikatur të luftërave për liri dhe pavarësi gjatë viteve 1908 – 1912.

Manifestimi mbështetet në mënyrë modeste nga MKRS – departamenti i kulturës si dhe Komuna e Gjilanit, ndërsa organizohet nga Ars Clubi “Beqir Musliu”, me seli në Gjilan

EkoHigjiena

Nikoqir: Shkolla e Mesme e Ulët “Bajram Curri” – Shurdhan

AGJENDA E MANIFESTIMIT “TREKËNDËSHI POETIK I PAQES”

Edicioni I shtatë, 24 qershor 2017

Më 24. VI. 2017
Në SHMU “Bajram Curri” – Shurdhan ( Gryka e Karadakut )
Ora 11:30 – 12:00
Pritja e poetëve dhe e të ftuarve

Ora 12:00
Hapja e Manifestimit dhe fjalët përshëndetëse

Në vazhdim:
Figura e Idriz Seferit në poezinë shqipe
( Temë bosht e Manifestimit në kuadër të shënimit të “Vitit të Iidriz Seferit “ )
Paraqitja e kumtesave dhe, deklamim vargjesh

Koha e Poezisë
( Ora poetike e Manifestimit )

Ora 14:00
Dreka me ushqime të traditës

Përmbyllja
Ceremonia e dhënies së Çmimit letrar “Beqir Musliu”

Ora 17:00
Salla e KK të Gjilanit

Mirëseardhja

Fjala e kryetarit të komunës

Paraqitja e Vendimit të Jurisë dhe vlerësimi

Kontributi poetic dhe studimor i Ramadan Musliut

Deklamime vargjesh nga krijimtaria poetike e Ramadan Musliut

Dhënia e Çmimit letrar “Beqir Musliu” nga kryetari i komunës, z. Lutfi Haziri

Fjala e Laureatit

Përmbyllja

Për Ars Clubin “Beqir Musliu”
Sabit Rrustemi

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.