DYLON

Filloi procesi i korrje-shirjeve, Haliti dhe Ademi vizituan fermerët

Filloi procesi i korrje-shirjeve, Haliti dhe Ademi vizituan fermerët
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural kanë vizituar fermer vitias në fshatin Gjylekar të cilët kanë filluar korrjen e grurit.

Me këtë rast ata u njohën mbi procesin e korrje-shirjeve në Komunën e Vitisë.

“Jam sot këtu se bashku me drejtorin Ademi por edhe me përfaqësues të tjerë të drejtorisë për bujqësi për të parë nga afër procesin e korrje-shirjeve që ka filluar në komunën tonë. Uroj që mundi i bujqve të ju shpërblehet me rendimente të kënaqshme. Ne si institucione po bëjmë çmos në përkrahjen e sektorit të bujqësisë por edhe në hapjen dhe pastrimin e lumenjve e përroskave me qëllim që kulturat bujqësore të mos dëmtohen gjatë reshjeve të mëdha”, u shpreh Haliti.

EkoHigjiena

Drejtori Ademi bëri me dije se në bazë të dhënave të cilat i posedon kjo drejtori në komunën e Vitisë gjatë këtij viti janë mbi 5 mijë hektarë grurë të mbjella.

Ademi shtoi se për shkak të kushteve atmosferike rendimentet e grurit janë më të pakët.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.