Sot mbushen tre vjet që kur u nda nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare, Jonuz Musliu, kontributi i të cilit në UÇK, TMK, UÇPMB, e më pas në politikë ka qenë i pazëvendësueshëm.
Musliu vdiq më 18 janar 2018, në moshën 58-vjeçare. Ishte kryetar i Kuvendit të Komunës së Bujanocit dhe kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptarë të Luginës së Preshevës.
I lindur në vitin 1959, Musliu ishte i burgosur politik, ndërsa ka drejtuar Këshillin Politik të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, një formacion i kryengritësve shqiptarë që luftonin liri në Luginë.
Pas përfundimit të konfliktit, në pranverën e vitit 2001, me ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtarë, Musliu themeloi Lëvizjen e Progresit Demokratik dhe u përfshi në jetën politike në Luginën e Preshevës.
BURIMI: Titulli.com
VIDEO