Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me stafin e tij kanë bërë xhiron e parë me autobusin i cili është bashkëpunim me FES (Friedrich Ebert Stiftung).
I pari i Kamenicës theksoi së janë duke rishikuar mundësinë për transport publik të rregullt në Kamenicë.
“Drejt transportit publik. E kemi bërë xhiron e parë sot me autobusin që do jetë në lëvizje për 20 ditë. Transport publik falas për të gjithë qytetarët e komunës sonë. Po studiojmë mundësitë për transport publik të rregullt në Kamenicë. Falemnderit Friedrich Ebert Stiftung, Prishtina Office”, ka thënë Kryetari Rahimaj. /22LONLINE/