DYLON

Kadeti i FSK-së Okan Kahraman, diplomoi në Akademinë Ushtarake Tokësore të Forcave Ushtarake të Republikës së Turqisë

Kadeti i FSK-së Okan Kahraman, diplomoi në Akademinë Ushtarake Tokësore të Forcave Ushtarake të Republikës së Turqisë
Avatar photo Redaksia

Kadeti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Okan Kahraman, pas katër vitesh studimi, ka arritur të përfundoi me sukses të lartë një ndër akademitë më prestigjioze ushtarake në botë, Akademinë Ushtarake Tokësore të Forcave Ushtarake të Republikës së Turqisë.

Në ceremoninë ushtarake të diplomimit të 988 kadetëve, nga të cilët 72 ishin kadetë ndërkombëtarë, i pranishëm ishte edhe Presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, familjar të diplomuarve si dhe mysafir vendor e ndërkombëtar.

EkoHigjiena

Nëntoger i sapo diplomuar Okan Kahraman do t`i bashkohet Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke sjellë kështu eksperienca të reja, të cilat i fitoi gjatë katër viteve të studimit.

Forca e Sigurisë së Kosovës vlerëson lartë bashkëpunimin me Republikën e Turqisë në kuadër të mbështetjes që po jep në ngritjen dhe avancimin e FSK-së në të gjitha fushat, njofton FSK. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.