Drejtoria e Bujqësisë po vazhdon me trajnimin e fermerëve të Komunës së Gjilanit.
Trajnimi i radhës është mbajtur së bashku me Drejtorin e Bujqësisë dhe Shërbimin këshillimor (KDC) në kuadër të MBPZHR.
“Qëllimi i këtyre trajnimeve është zhvillimi i zonave rurale përmes avancimit dhe shërbimeve këshillimore”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Komunale për Bujqësi të Komunës së Gjilanit.
Trajnimi është mbajtur nga trajnuesja Ermira Isufi me temën ‘’Krasitja e gjelbër’’ si plotësim i krasitjes themelore te pemët. /2LONLINE/