DYLON

Arrestohet i dyshuar për vrasje në tentativë

Arrestohet i dyshuar për vrasje në tentativë
Avatar photo Redaksia

Njësiti i hetimeve rajonale Gjilan si rezultat i veprimeve operative hetimore, me datën 11.07.2024 ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin G.E. (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar).

Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti me datën 06.05.2024 rreth orës 18:20 në qytetin e Gjilanit pas një konflikti fizik dyshohet se me një mjet të mprehtë kishte therur viktimën mashkull kosovar në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, për të cilat lëndime viktima ka pranuar tretman mjekësor. I njëjti ishte larguar më pas nga vendin i ngjarjes dhe ishte vënë në kërkim policor.

EkoHigjiena

Me urdhër të Prokurorit të Shteti i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’, rast i cili do të procedohet në prokurorinë themelore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.