CCNO-Center for Cooperation and Networking of Organizations, ka zhvilluar në Gjilan trajnimin me të rinjtë e të gjitha komuniteteve në këto tema:
Imazhi Publik dhe Mekanizmat Inkurajues në krijimin e Paqes Ndëretnike
Qëllimi i këtij trajnimi ishte kryesisht, format e qasjes sociale në përdorimin e rrjeteve sociale si mekanizëm kyç i ndërtimit të Imazhit Publik për të rinjtë si dhe u prezantuan e u diskutuan mekanizmat inkurajues në krijimin e Paqes Ndëretnike.
’Happy for Spring’’ është iniciativë e cila implementohet nga CCNO-Center for Cooperation and Networking of Organizations në partneritet me RARE- Rini e Artë, Rini e Emancipuar në kuadër të projektit Linking Through Lenses i implmentuar nga New Social Initiative – Nova društvena inicijativa dhe mbeshtetur nga Swiss Federal Department of Foreign Affairs dhe Rockefeller Brothers Fund & Pocantico. /2LONLINE/