DYLON

Mustafa: Aleanca po rritet në Gjermani, në Zvicër e kudo tjetër ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët

Mustafa: Aleanca po rritet në Gjermani, në Zvicër e kudo tjetër ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët
Avatar photo Redaksia

“Sot, bashkë me kryetarin Haradinaj, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe struktura të AAK-së nga Kosova e Gjermania, morëm pjesë në tubimin madhështor në Zvicër në prani të qindra anëtarëve e simpatizantëve të Aleancës në Zvicër”, ka thënë Ilmi Mustafa, afaristti dhe humanisti nga Gjermania, njëkohësisht anëtar i kryesisë së AAK-së në Gjilan,

Sipas tij, Aleanca po rritet në Gjermani, ashtu në Zvicër e kudo tjetër ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët.

EkoHigjiena

“Të qenit i rreshtuar krah Ramush Haradinajt, nuk është e thjeshtë, është nder dhe përgjegjësi po ashtu.  Do të vazhdojmë të jemi krah tij, sepse kësisoj jemi krah Kosovës, krah të vërtetës dhe të ardhmes sonë të përbashkët.  Faleminderit kryetar Haradinaj për kujdesin dhe vlerësimin që keni ndaj mërgatës shqiptare”, ka thënë Ilmi Mustafa i AAK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.