Në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan dhe atë në Pejë është mbajtur trajnimi “Menaxhimi i Zemërimit”, ndërsa të burgosurit, në mënyrë individuale, kanë ndjekur edhe programin “Biseda për Ndryshim”.
“Këto programe kanë për qëllim rritjen e vetëdijes dhe njohurive mbi zemërimin, përmirësimin e aftësive për vetëkontroll emocional, mësimin e teknikave për zbutjen e zemërimit dhe zhvillimin e aftësive për komunikim efektiv“, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Spas këtij institucioni, trajnimet e tilla synojnë rehabilitimin dhe përgatitjen më të mirë të të burgosurve për një integrim më të suksesshëm në shoqëri pas përfundimit të dënimit. /2LONLINE/