DYLON

Policia e Kosovës pasqyron rezultatet nga plani operativ ‘Ditët e veprimit të përbashkët JAD SEE 2024’

Policia e Kosovës pasqyron rezultatet nga plani operativ ‘Ditët e veprimit të përbashkët JAD SEE 2024’
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, në vazhdën e angazhimeve të saj sipas autorizimeve ligjore, me synim arritjen e rezultateve sa më profesionale në identifikimin dhe trajtimin e veprave penale dhe dukurive të tjera negative, ka zhvilluar planin operativ “Ditët e veprimit të përbashkët “JAD SEE 2024 ”.

Ky plan ka rrjedhur si planifikim dhe aktivitet i EMPACT-it, në të cilin përveç Kosovës, kanë marrë pjesë edhe shumë shtete tjera si: Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Bosnja Hercegovina, Serbia, Moldavia, Ukraina, Rumania, Bullgaria, Spanja, Franca, si dhe përfaqësues nga EUROPOL, FRONTEX si dhe INTERPOL.

EkoHigjiena

Bazuar në planin e përgatitur, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz, DHTNj, ka ndërmarrë veprimet siç janë:

• operacione në rrugë, sheshe dhe qendra tregtare për identifikim të fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit,

• operacione të përbashkëta me inspektorë të MINT, ATK-së dhe inspektorë të punës në inspektimin/kontrollimin e lokaleve,

• plani taktik lidhur me eskorta.

Gjatë planit operativ kanë qenë të angazhuar edhe njësi tjera mbështetëse të Policisë së Kosovës si dhe i tërë plani është realizuar në bashkëpunim me inspektorë nga MINT, inspektorë të ATK-së, inspektorë nga Inspektorati Qendror i Punës dhe inspektorë komunalë dhe ky bashkëpunim ka rezultuar me aktivitetet si në vijim:

• Inspektimi/kontrollimi i 125 lokaleve të llojeve të ndryshme në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

• Inicimi i 7 rasteve për veprat penale ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’, ku janë arrestuar 7 femra të dyshuara si dhe janë identifikuar 7 fëmijë lëmoshë kërkues.

• Gjithashtu janë iniciuar edhe 10 raste ‘marrje me prostitucion’ të identifikuara si ESKORTA, ku janë arrestuar 21 të dyshuar.

• Gjatë këtij plani janë sekuestruar gjithsej 73 dokumente nga personat e huaj, të cilët janë referuar në DMH për verifikim dhe trajtim sipas ligjit për të huaj, ku 1 person gjatë verifikimit ka rezultuar me urdhër arrest aktiv dhe i është dorëzuar stacionit përkatës për procedura të mëtutjeshme, thuhet në njofitmin e policisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.