Të rinjtë nga Gjilani, Kamenica dhe Vitia ftohen të aplikojnë në trajnimin me temën “Shkathtësitë e buta, çelës i përgatitjes për tregun e punës”.
Qendra Rinore Gjilan (QRGJ) në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kamenicë ka filluar implementimin e projektit “Fuqizimi i kompetencave të të rinjve në përgatitjen për tregun e punës”.
Ky projekt ka për qëllim zhvillimin e mëtutjeshëm të aftësive të buta të studentëve në nivelin universitar (18 – 24 vjeç) në rajonin e Anamoravës, më specifikisht në Komunën e Gjilanit, Kamenicës dhe Vitisë, si dhe përgatitjen e tyre që të mund të operojnë në tregun e punës në mënyrë të suksesshme dhe efektive.
Në kuadër të këtij projekti do të realizohet trajnimi katërditor me temën “Shkathtësitë e buta, çelës i përgatitjes për tregun e punës”, prej datës 13 – 16 Shkurt 2020.
Ky trajnim do të përmbajë katër module: Komunikim, Aktivizmi qytetarë, Shkathtësi punësimi, Puna në grupe.
Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit certifikohen për pjesëmarrjen e suksesshme në trajnim.
Afati i fundit për aplikim është dita e Premte, 31 Janar 2020.
Të interesuarit mund ta plotësojnë formularin e bashkangjitur më poshtë!