Trajneri i deritanishëm i Feronikelit, Dejan Vukiçeviq është larguar nga klubi në të cilën qëndroi për tre muaj.
Ai ka qenë i pranishëm në stërvitjen e fundit, ku është përshëndetur me lojtarët e tij.
Feronikeli me të nuk ka pasur rezultatet, pasi aktualisht gjendet në pozitën e gjashtë. Dejan Vukiçeviq ka qenë larg trajneri më i paguar në Kosovë me mbi 8 mijë euro.