Trajneri i SC Gjilanit, Gentjan Mezani ka folur pas humbjes së ekipit që drejton nga Trepça’89.
Ai nuk është ndarë aspak i kënaqur nga paraqitja e futbollistëve të tij në duelin e humbur në Skenderaj.
“Sot nuk ka shkuar asgjë mirë. Ndoshta kemi kaluar në eufori. Gjatë gjithë kohës duhet qëndruar me këmbë në tokë dhe këtë e kam thënë edhe më herët. Shpresoj që kjo ndeshje nuk do të përsëritet më. Duhet punuar shumë. Kampionati ka shumë pikë akoma”, deklaroi Mezani.
Tashmë Gjilani zbret i treti në klasifikim me 24 pikë, aq sa ka edhe Drita në pozitën e dytë.