Në ndeshjen e vlefshme për grupin A, e zhvilluar në Sofje, Kosova arriti fitore dramatike, duke e mposhtur 2:3 Bullgarinë.
Trajneri i Bullgarisë, Krasimir Balakov ka reaguar pas humbjes nga Kosova në eliminatoret e Kampionatit Evropian “Euro 2020”.
“Përfundim shumë i keq për ne. Arsyeja e humbjes është lodhja fizike. Kosova ka futbollistët cilësor dhe ne duhet ta pranojmë këtë”, tha fillimisht Balakov.
“Ne donim ta shënonim edhe golin e tretë pasi fitorja ishte detyrim, por në fund të ndeshjes fitoi skuadra e cila ishte më e mirë në aspektin fizik. Ne i kishim rastet tona, por nuk e kishim përqëndrimin në nivel”, vlerësoi Balakov.
“Kemi 15 vite që nuk jemi kualifikuar në një kampionat të madh. Nuk jam i shqetësuar, por nuk më pëlqen të humbasim”, potencoi trajneri bullgar.
“Fitorja e Kosovës ishte e merituar”, shtoi Balakov.