DYLON

Kosova U21 – Turqia, “Dardanët” synojnë vendin e parë në grup

Kosova U21 – Turqia, “Dardanët” synojnë vendin e parë në grup
Avatar photo Elife Sherifi

Pas fitores me rezultat 4:0  kundër Andorrës, Kosova do të tentojë t’i vazhdojë me të njëjtin hap kualifikimin për në Kampionatin Evropian, me ndeshjen kundër Turqisë.

Kjo ndeshje do të jetë shumë e rëndësishme për “Dardanët”, pasi që me fitore ata do ta marrin pozitën e parë në këtë grup.

Aktualisht, Kosova është e dyta, me një pikë më pak dhe një ndeshje më pak të zhvilluar sesa Turqia.

EkoHigjiena

Sonte në orën 20:00, Kosova do ta presë në stadiumin “Fadil Vokrri” Turqinë, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të Grupit 3 në kualifikimet për Kampionat Evropian U-21.

Në këtë grup garon edhe Shqipëria, e cila radhitet në pozitën e tretë, me një pikë më pak dhe dy ndeshje më shumë të zhvilluara sesa Kosova. Sot, në orën 15:00, ajo do të ndeshet me Uellsin.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.