Dy trajnerët e Kombëtareve, asaj të Anglisë dhe Kosovës kanë folur në konferencë para gazetarëve.
Në këtë rast, Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate e ka quajtur si testin më të vështirë për Anglinë në grup.
Ai ka thënë se Kosova është testi më i vështirë në kualifikime. Sipas tij, taktikat, shpirti, pasioni i një vendi të ri është pasion i pastërt për fanellën dhe se kosovarët kanë shpejtësi.